Ambasadori i ShBA-së në Kosovë në largim, Jeffrey Hovenier është dekoruar me urdhrin “Ibrahim Rugova” nga presidentja Vjosa Osmani.
Kështu ka bërë të ditur Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerrot.
“Sonte miku dhe kolegu im i shkëlqyer Jeffrey Hovenier u nderua me Urdhrin “Dr Ibrahim Rugova” nga Presidentja Vjosa Osmani. Një çmim i merituar për një Ambasador të madh me të cilin pata kënaqësinë të punoj, duke ndihmuar Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike”, ka shkruar Guerrot në “X”.
