Policia ka arrestuar në Matiqan të Prishtinës një të dyshuar për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur dhe konfiskuar 2 revole me 15 fishekë, 1.5 kg marihuanë e rreth 1700 euro.
Lidhur me këtë rast, policia ka bërë të ditur se po kërkon edhe një të dyshuar tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Dy armë zjarri ( revole) me 19 copë fishek, 1503.3 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 2 peshore digjitale, 50 copë fishekë me gas dhe 1695 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në lidhje me rastin është në kërkim policor edhe një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.
