Të fundit

Dalin formacionet zyrtare Everton-Chelsea

Everton dhe Chelsea do të takohen sot në “Goodison Park”, në kuadër të xhiros së 17-të në Premier League.

“Blutë” e Londrës ndodhen në një seri fantastike, ku kanë fituar secilën nga pesë ndeshjet e fundit në ligë.

Ata ndodhen në pozitën e dytë aktualisht me 34 pikë, dhe me një triumf potencial sot ndaj Everton, ata do të merrnin kreun e tabelës, të paktën deri kur Liverpooli më vonë të luajë si mysafir ndaj Tottenhamit.

Evertoni ndërkohë ndodhet në pozitën e 16-të me 15 pikë.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Everton XI: Pickford; Young, Tarkowski, Branthwaite, Mykolenko; Gueye, Mangala; Harrison, Doucoure, Ndiaye; Calvert-Lewin.

Chelsea XI: Sanchez; Gusto, Tosin, Disasi, Colwill; Caicedo, Enzo; Neto, Palmer, Sancho; Jackson.

Dueli fillon nga ora 15:00.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci