Të fundit

Osmani uron festën e Krishtlindjes: Mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë e bashkimin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Krishtlindjes duke thënë se kjo festë është mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë dhe bashkimin.

Osmani ka thënë edhe se, Krishtlindja na kujton se shpresa duhet të triumfojë përballë sfidave.

“Festa e Krishtlindjes është një mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë dhe bashkimin – një periudhë kur na kujtohet fuqia e dashurisë dhe shpresës. Në këtë ditë ne çmojmë posaçërisht lidhjet dhe traditat që na bashkojnë. Krishtlindja është frymëzim që na kujton të gjithëve se përballë sfidave, duhet të triumfojë shpresa. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje me shumë dashuri, gëzim dhe paqe! Le të na frymëzojë kjo festë për një të ardhme me shpresë të pakufishme! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen! “, shkruan Osmani

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci