Ushtarët letonezë të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje kryen trajnime për Kontrollin e Trazirave të Turmave së fundmi në poligonin e qitjes në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
“Kryerja e trajnimit gjatë dislokimit në mbështetje të misionit të FSK-së siguron gatishmëri operacionale dhe u mundëson ushtarëve të jenë të gatshëm për të kryer çdo mision”, thuhet në një njoftim.
Këto përpjekje njoftohet se janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it “për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.
