Të fundit

Mjegulla e smogu në Prishtinë: Let’s do It Kosova me kërkesa për institucionet

Mjegulla e smogu e kanë pushtuar Prishtinën dhe vende të tjera anekënd Kosovës.

Organizata që merret me mbrojtje të ambientit, Let’s do It Kosova vlerëson se hudhja e pakontrolluar e mjeteve piroteknike bashkë me faktorë të tjerë, i ka kontribuuar kësaj situate.

“Hudhja e pakontrolluar e fishekzjarreve dhe mjeteve tjera pirotetknike, përdorimi i thëngjillit për djegie, makinat e vjetra, ndërtime dhe hudhja e mbeturinave janë vetëm disa nga shkaqet që na kanë sjellur këtu. Fatkeqësisht, Institucionet kanë dështuar të vendosin rregulla dhe masa mbrojtëse, ndërsa shumë prej nesh, qytetarët, vazhdojmë të ndotim pa menduar për pasojat”, thuhet në një reagim.

Kjo organizatë tutje ka shprehur dy kërkesa për institucionet, në mënyrë që ta luftojnë këtë gjendje.

“Koha për të vepruar është tani! Ne kërkojmë nga institucionet që të ndalojnë aktivitetet që rrisin ndotjen dhe të zbatojnë politika më të rrepta për mbrojtjen e mjedisit.

Por edhe ne, qytetarët, duhet të ndalemi dhe të mendojmë ,çdo veprim ka një pasojë.

E ardhmja jonë varet nga veprimet tona sot”, thuhet në reagim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci