Të fundit

Demoluan vilat e shtëpinë e një të afërmi, arrestohen dy të dyshuar në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren pasi dyshohet se kanë demoluar vilat dhe shtëpinë e një të afërmi.

Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje, asgjësim-dëmtim i pasurisë dhe dhunë në familje dhe ka ndodhur të hënën.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raporti 24-orësh të Policisë.

Tutje thuhet se vlera e demit raportohet të jetë e lartë.

Policia ka njoftuar se ka zhvilluar kontroll në shtëpinë e të dyshuarve.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë,  një shufër metalike,  tre karikator dhe një automjet. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci