Të fundit

Maqedonci: Kërcënimi serb s’ka përfunduar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar në studion e RTSH 24 se kërcënimi serb ndaj Kosovës nuk ka përfunduar.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Albin Kurti të disa ditëve më parë, Maqedonci theksoi se sulmi në Banjskë i 24 shtatorit 2023 dhe ai ndaj infrastrukturës kritike më 29 nëntor të vitit të kaluar, nuk priten të jenë të fundit sulme ndaj Kosovës.

“Dua të sqaroj opinionin publik, edhe në Shqipëri, veçanërisht shqiptarët e Republikës së Kosovës është fakt që ushtria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë janë të përgatitura që të përballen me çdo sfidë dhe kërcënim që synon të cenojë sovranitetin, integritetin territorial, por edhe jetën e qytetarëve.

Është thënë edhe nga kryeministri edhe nga unë shumë herë që kërcënimi dhe rreziku nuk ka përfunduar vetëm me tentativën e aneksimit të territorit tonë më 24 shtator, 2023 dhe as me sulmin terrorist kundër infrastrukturës kritike më 29 nëntor të vitit të kaluar”, u shpreh Maqedonci në një intervistë në studion e RTSH 24.

Ministri i Mbrojtjes shpjegoi se kërcënimet që i kanosen Kosovës vijnë prej qasjes hegjemoniste dhe agresive të Serbisë.

Sipas tij, përderisa Serbia mban në Kushtetutën e saj Republikën e Kosovës si pjesë territoriale të saj, atëherë kjo tregon se çfarë synimesh ka Beogradi si në aspektin politik por edhe në fushën e sigurisë.

Ai vuri në dukje se Serbia vijon të mbrojë grupin që kreun sulmin në Banjskë (24 shtator, 2023) dhe faktori ndërkombëtar sipas tij, nuk ka ushtruar presion që Beogradi t’i ekstradojë drejt Kosovës.

“Rreziku dhe kërcënimi mbetet, përderisa mbetet qasja hegjemoniste dhe agresive e politikës serbe në raport jo vetëm me Republikën e Kosovës por edhe fqinjët e tjerë, përderisa Serbia mban në Kushtetutën e saj Republikën e Kosovës si pjesë territoriale të saj. Kjo nënkupton që është bazamenti i gjithë problemit, aspekti politik që Serbia ka në raport me fqinjët veçanërisht me Republikën e Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci