Babai nga Prizreni ka raportuar në polici se djali i tij është larguar dhe nuk është kthyer ende në shtëpi.
Siç njofton Policia rasti është raportuar në polici dhe po vazhdon të hetohet si “Person i Zhdukur”, shkruan Paparaci.
“PERSON I ZHDUKUR Prizren 01.01.2022-19:56 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data e cekur ka dalë nga shtëpia djali i tij dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.
