Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën pasdite ka konfiskuar dy armë në dy raste të ndryshme.
Ne rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë pistoletë.
Ndërsa në rastin e dytë tek i dyshuari në posedim pa leje është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë pushkë gjuetie.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ” mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”.
