Të fundit

Lazio e suspendon nga puna fashistin që njihet si “njeriu i Shqiponjës”

Lazio e ka suspenduar personin që kujdeset dhe e stërvitë shqiponjën.

Juan Bernabe bëri përshëndetje fashiste para tifozëve “biancocelest”. Shqiponja është edhe maskota e klubit të Lazios që fluturon mbi “Stadio Olimpico”, para çdo ndeshjeje të Lazios.

Spanjolli Juan Bernabe është stërvitës dhe mbajtës i shqiponjës prej vitit 2010. Lazio e ka suspenduar atë pas një videoje që u shpërnda shumë në rrjete sociale.

Ai bashkë me tifozët bërtisnin “Duce”, që është mënyra se si identifikohej Benito Mussolini, lideri i partisë fashiste italiane.

Mediat italiane kanë shkruar se kjo video është bërë të shtunën pas fitores kundër Interit.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci