Të fundit

Limaj: Ne do të vazhdojmë me vepra, VV nuk besuan në Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka mbajtur një fjalim me rastin e hapjes së fushatës së AAK-së me partnerët e koalicionit.

Ai ka premtuar se nëse vijnë në pushtet do të “vazhdojnë me vepra”.

“Kosova Fituese ka ardhë deri këtu me vepra dhe ashtu do ta vazhdojmë me vepra të mësdha Kosvën tonë fituese. Ka ardhë me veprën e madhe të lirisë së Kosovës, në krye me komandantin legjendar e qindra mijëra dëshmorë e invalidë. Veprat sjellin fitore, mirëqenie, siguri, fuqi, e dashuri për atdheun. Veprat janë të matshme, ato janë për qytetarët dhe i gëzojnë qytetarët”, ka thënë Limaj.

Ai foli për disa projekte që i kanë bërë në të kaluarën këto parti kur ishin në pushtet dhe premtoi projekte të reja.

“Kryeministri Haradinaj, ne, shumë rreth tij, gjeneral Lushtaku e shumë bashkëpunëtorë e shokë, kudo që jemni future i kemi sjellë Kosovës fitore, i kemi sjellë Kosovës vepra. Të nderuar qytetarë, vota për numrin 137 dhe koalicionin tonë, është votë për të vazhduar veprat tona. Ne të nderuar kryeministër, e bëmë ligjin e ushtrisë. Është koha që ushtrinë ta çojmë në NATO dhe ky koalicion do ta bëjë. Vepra jonë ishte ligji për Trepçën. Ne duam ta rikthejmë promotorin e zhvillimit, Trepçën tonë. Ne bëmë autostradën “Arbën Xhaferi, duam të vazhdojmë ta kryejmë autostradën e Gjiilanit dhe Vitisë. Ne e bëmë “Autostradën e Kombit”, duam ta bëjmë “Autostradën e Dukagjinit”…E bëmë Aerportin e Prishtinës” ama kësaj radhe përnime do ta bëjmë Aeroportin e Gjakovës”, ka shtuar Limaj.

Duke folur për VV-në dhe qeverisjen e saj, Limaj tha se ata nuk besojnë në shtetin e Kosovës.

“Ne nga veprat shkojmë në vepra. Ne duhet të besojmë në Kosovën, shtetin tonë e qytetarët tanë. Ne kur besuam, fituam. Ne besuam në liri dhe e arritëm….Ata që qeverisën për 4 vite, ata nuk besojnë. Ata premtuan por nuk besuan. Ata premtuan përmirësim të shëndetësisë, por familjet e tyren nuk i çojnë në atë shëndetësi. Ata ju folën për përmirësimin e arsimit, por familja e tyre nuk arsimohet këtu…Ata thjesht nuk besojnë në shtetin e Kosovës, prandaj të bashkohemi rreth Kosovës fituese në numrin 137”, tha Limaj.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci