Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje e vitit 2021 nuk do të përsëritet më, derisa ka publikuar një pjesë të një fjalimi të saj në Kuvendin e Kosovës në të cilin përmend dështimet e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Ajo ka shtuar se viti 2021 nuk do të përsëritet më, sepse “mashtrimi nuk kalon”.
“Duhet ta kuptoni, sepse hiç lehtë nuk e ka. Ai më mirë se të gjithë ne e din qysh i ka marrë votat në vitin 2021. Viti 2021 nuk përseritet kurrë më, sepse mashtrimi nuk kalon!”, ka thënë ajo.
Në videon të cilën e ka publikuar Bajrami të martën, ajo dëgjohet derisa flet për premtimet e parealizuara të kryeministrit Albin Kurti.
“Kryeministër, një familje çift bashkëshortor të cilët punojnë në sektorin privat dhe janë nga Komuna e Podujevës udhëtojnë për çdo ditë për me ardhë në punë. Më 14 shkurt, a e din pse ta kanë dhënë votën? Sepse u ke premtu që e rregullon rrugën për Podujevë, u ke premtu se ua rregullon rrogën bazë, u ke premtu çerdhe publike për fëmijë, u ke premtu këtij çifti se do t’ua mundësosh me ble banesë me këstë 120×120, respektivisht 150×150”, ka thënë ajo.
“Cilin nga këto premtime i ke përmbush, ma thuaj cilin”, thotë Bajrami në këtë fjalim të saj në kuvend.
