Të fundit

Ish-ministri Shala takohet me qytetarë të Prishtinës: Kjo është Nisma, veç vepra

Ish-ministri Endrit Shala është takuar me banorë të lagjes së Muhaxherëve në Prishtinë të hënën në mbrëmje, me të cilët ka diskutuar për programin e Nismës Socialdemokrate.

Kandidati për deputet për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, ka thënë se në bisedën me banorët e kësaj zone u dëshmua se qytetarët kojnë zgjidhje konkrete të problemeve të tyre.

“Sonte në lagjen Muhaxherëve zhvilluam takim me banorët e kësaj zone. Në çdo bisedë me ta u dëshmua se qytetarët kërkojnë zgjidhje konkrete dhe një vizion që sjell ndryshim dhe rezultate”, tha Shala.

“Falë angazhimit të ekipit tonë, veçanërisht asambleistit të NISMA, z.Endrit Zabergja, projektet në këtë lagje dhe përmirësimi i rrugëve janë dëshmi e qasjes sonë të vendosur për t’u shërbyer qytetarëve. Kjo është NISMA, #veçVEPRA!”.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci