Kandidatja e VV-së edhe për një mandat si deputete, Adelina Grainca ka marrë pjesë në tubimin elektoral të VV-së në Kaçanik.
Ajo ka shkruar se Kaçaniku e ka vendosmërinë e shkëmbit e fortësinë më të fortë se të gurit.
Sipas saj, kështu do të jetë edhe fitorja e VV-së në zgjedhjet që po vijnë.
“Kaçaniku e ka vendosmërinë e shkëmbit e fortësinë më të fortë se të gurit. Kështu është edhe mbështetja e kësaj Komune për Vetëvendosjen, për Albin Kurtin, për numrin 118 që do të votohet cep më cep plot 500 mijë a më shumë herë më 9 shkurt”, ka shkruar ajo.
