Kandidati i koalicioni AAK-Nisma, Zafir Berisha ka thënë se koalicioni të cilin ai e përfaqëson do t’i nxjerrë të sukesseshme gratë shqiptare.
Ai ka thënë se nuk ka lëvizje sikurse koalicioni AAK-Nisma dhe UÇK-ja, i cili nuk ka qenë, as nuk mund të jetë i suksesshëm pa gratë.
“Nuk ka lëvizje në historinë e shqiptarëve, sa e njohim ne të gjithë, lëvizje politike dhe ushtarake që ka mundur me qenë e suksesshme pa gratë. Dhe, këtë lëvizje që sot mban numrin 137 dhe që udhëhiqet prej dy liderëve të veprave të mëdha, natyrisht që të suksesshme do t’i nxjerrë gratë prizrenase dhe ato prej të gjithë Kosovës”, ka thënë ai gjatë një takimi me qytetarë të mërkurën.
“Jemi të bindur se duke u rreshtuar gratë me kualicionin e veprave të mësha 137, roli i tyre do të jetën vendimtar në instutucionet e Kosovës, pas 9 shkurtit 2025”, ka thënë ai.
