Të fundit

Kusari ngre alarmin: Sot pritet të shkarkohet kryetari i KPM-së

Juristja e medias dhe aktivistja e shoqërisë civile, Flutura Kusari ka thënë se sot pritet të shkarkohet në mënyrë të kundërligjshme kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti.

Kusari ka thënë se Mehmeti pritet të shkarkohet në mbledhjen e sotme të KPM-së, “disa ditë para se t’i kryhet mandati”.

“Sot në takimin e Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, disa ditë para se t’i kryhet mandati. Shkarkimi do të bëhet në mënyrë të kundërligjshme dhe në një proces të motivuar politikisht”, ka thënë ajo.

“Qëllimi i shkarkimit është që të uzurpohet pozita e kryetarit dhe nënkryetarit para se të zgjedhen anëtarët e rinjë të KPM-së”, ka thënë Kusari.

Kusari ka thënë se sipas votave që i kanë, kryetari dhe nënkryetari do ta zgjedhin veten dhe “do të jenë udhëheqesit më jolegjitim të historisë së KPM-së”.

“Sigurisht që ky vendim do të atakohet menjëherë në gjykatë. Në agjendën e takimit, shkarkimi nuk figuron si pikë e rendit sepse do të ndodhë si propozim për pikë shtesë”, ka deklaruar ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci