Ish-kryeministri i Kosovës dhe kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar takimet elektorale me qytetarët.
Ai ka marrë pjesë në tubimin e LDK-së në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se fryma për LDK-në po jehonë gjithandej Kosovës.
“Mushtishti dhe Vraniqi bindshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Fryma për LDK-në jehonte gjithandej”, ka shkruar Hoti, i cili në listën e LDK-së e mban numrin 13.
