Të fundit

Pushteti synon gjobitjen e televizioneve – projekti pritet të realizohet nga KPM-ja

Lëvizja Vetëvendosje po synon gjobitjen e televizioneve për jo balanc me debatet televizive duke i ikur përgjegjësisë për skandalet e njëpasnjëshme të qeverisjes së Albin Kurtit. Krejt këtë plan, pushteti po synon ta realizojë përmes të emëruarit të tyre në KPM, Besnik Berisha.

Përmes një procedure të pa sqaruar e të pa dëgjuar më parë, Komisioni i Pavarur për Media (KPM) ka zgjedhur sot kryetarin e ri edhe pse mandati i kryetarit aktual, Jeton Mehmeti, nuk ka skaduar akoma.

Me katër vota pro dhe një të pavlefshme, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i KPM-së në një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit të mbajtur të premten.

Emri i Besnik Berishës është propozuar nga një prej anëtarëve të KMP-së, pas ndryshim-plotësimit të rregullores së punës së KPM-së, e cila ka ngjallur debat mbi ligjshmërinë e këtij veprimi.

Emërimi i Berishës në Komisionin e Pavarur për Media vjen në kohën e fushatës zgjedhore, atëherë kur emisionet televizive janë të mbushura me kandidat për deputet e për kryeministër nga të gjitha partitë.

Fluksi i këtyre emisioneve po tentohet të ndalet nga partia në pushtet përmes të emëruarit të tyre në KPM, Besnik Berisha.

Sipas burimeve të Paparacit, Berisha do të tentojë të ndalë transmetimin e emisioneve televizive që kanë të bëjnë me debate politike, me pretekstin se mes partive politike nuk ekziston një balanc.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka vendosur që në këto zgjedhje parlamentare të bojkotojë mediat kryesore në vend, duke mos marrë pjesë në debate politike.

Kësisoj LVV-ja edhe ka pësuar rënie, mirëpo me emërimin e Berishës, Lëvizja Vetëvendosje do të synojë të arrijë “barazi” mes partive duke anuluar debatet politike.

Vendimi i partisë në pushtet ishte kritikuar nga një grup prej dhjetëra organizatave jo-qeveritare.

Në reagimin e tyre, OJQ-të kanë theksuar që bojkoti për mospjesëmarrje në debate e cenon interesin publik dhe informimin e drejtë të qytetarëve në kohë zgjedhjesh.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci