Të fundit

Çitaku për “kapjen” e KPM-së: Është e frikshme të paramendohet humnera në të cilën ky pushtet është duke e katandisur shoqërinë

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Komisioni i Pavarur për Media ka votuar sot kryetarin e saj të ri, akoma pa përfunduar mandati i kryetarit të deritanishëm.

Sipas Çitakut, raportimet nga mbledhja e KPM-së dhe konstatimet e vëzhguesve të pavarur se ky institucion është kapur nga LVV-ja janë shqetësuese.

Çitaku ka kërkuar reagim nga gjyqësore, ndërsa ka potencuar se shkatërrimi i shtetit nuk mund të kalojë.

“Janë shqetësues raportimet nga mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur për Media dhe konstatimet e vëzhguesve të pavarur që edhe ky institucion i pavarur është kapur nga Qeveria e LVV-së. Është e frikshme vetëm të paramendohet humnera në të cilën ky pushtet është duke e katandisur shoqërinë. Nga kapja politike e KPM-së mund të pritet vetëm sulme politike mbi mediat e pavarura dhe cenim i mëtutjeshëm i lirisë së të shprehurit për të gjithë. Nëse procesi është bërë duke shkelur ligjet e rregulloret, atëherë duhet të reagojë menjëherë edhe gjyqësori. Shkatërrimi i shtetit dhe shoqërisë që e kemi ndërtuar me gjak e sakrifica nuk mund të kalojë”, thuhet në reagimin e saj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci