Të fundit

“Pse po e ofendon Kralevën?”- skandaloze se si Luljeta Aliu ofendonte votuesit e PDK-së

Luljeta Aliu, emër i propozuar për nënkryetare të Këshillit të Pavarur të Mediave, është e njohur si përkrahësve e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një debat televiziv bashkë me deputetin e PDK-së, Ardian Kastratin, Aliu kishte thënë “Pse po e ofendon Kralevën”, teksa deputeti po fliste për votuesit e PDK-së.

Kjo ishte përpjekje e Aliut për ta cilësuar votuesin e PDK-së si më të keq se ai i Kralevës në Serbi.

Ish-analistja politike, përkrahësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Luljeta Aliu është propozuar për nënkryetare të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Besnik Berisha, anëtar i Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave, është zgjedhur nënkryetar i KPM-së edhe pse kryetarit aktual, Jeton Mehmetit, nuk i ka skaduar ende mandati.

Me katër vota pro dhe një të pavlefshme, Berisha është zgjedhur kryetar i ri i KPM-së në një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit të mbajtur të premten.

Derisa votimi i zgjedhjes së Berishës në krye të KPM-së është miratuar, mandati i kryetarit aktual Jeton Mehmeti është në fuqi deri më 20 janar.

Emri i Besnik Berishës është propozuar nga një prej anëtarëve të KMP-së, pas ndryshim-plotësimit të rregullores së punës së KPM-së, e cila ka ngjallur debat mbi ligjshmërinë e këtij veprimi.

Juristja e medias dhe anëtarja e shoqërisë civile, Flutura Kusari tha sot se ndryshimi i rregullores së punës së KPM-së me synim krijimin e “hapësirës ligjore” për zgjedhjen e kryetarit të ri të KPM-së, paraqet tendencë për kapjen e komisionit nga pushteti aktual.

Kryetari aktual i KPM-së, Jeton Mehmeti, mandati i të cilit përfundon më 20 janar, tha se ndryshimi i rregullores së punës me qëllim zgjedhjen e një kryetari të ri, është në kundërshtim me Ligjin.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci