Të fundit

E kritikuan për pagën e lartë, reagojnë nga Zyra e Presidencës

Analisti Nexhmedin Spahiu ka kritikuar presidenten Vjosa Osmanin, duke thënë se merr rrogë sa 40 fishi i pensionit në Kosovë.

Në lidhje me këta kanë reaguar nga kabineti i Presidencës. Këshilltari Bekim Kupina ka thënë se deklarata e Spahiut është dezinformatë, pasi paga e presidentes Osmani është 2700 e jo 4000.

“Ai ka drejtuar kritika ndaj nivelit të pagës së Presidentes (pagë të cilën nuk e ka caktuar Presidentja Osmani) e në këtë kontekst ka lavdëruar presidentin e Serbisë, i cili sipas tij merr pagë më të ulët”.

“Si një kontradiktor që është me qëndrime, analogjia le që është qesharake, por e nivelit mediokër. Secila analogji çalon, por kjo e z.Spahiu është e paparë. Thjesht është i pavërtetë pretendimi krahasimor i z.Spahiu. Matematika e tij shpërfaqë paaftësi në përllogaritje dhe në kuptimin e situatës në Ballkan”.

Kupina e ka arsyetuar pagën e Presidentes duke thënë se ka dhjetëra persona në pozita të ndryshme publike që marrin pagë më të lartë se ajo.

“Dihet se Presidentja ka vetëm një burim të ardhurash dhe drejton një institucion, në të cilin paratë e taksapaguesve trajtohen me përgjegjësi maksimale. Në të kundërtën, Vuçiqi mund ta marrë zyrtarisht një pagë të një niveli tjetër, porse mbetet i lidhur me bandat kriminale sikurse edhe nivel të lartë të korrupsionit. Serbia mund të ketë të hyra të shumta, porse i përdor për investime në ushtrinë e saj me armatim nga Rusia, duke e kërcënuar gjithë rajonin”, ka shkruar ai.

Sot gjatë ditës, Spahiu përmes një shkrimi ka thënë se presidentja Osmani ka rrogë 4 fish më të madhe se Vuçiq, ndërsa komandon 2500 ushtarë me armë të lehta, pa helikopterë e pa avionë

“Dallimi mes pensionit më të ulët në Serbi dhe pagës më të madhe në Serbi (që është e Presidentit Vuçiq) është 4  herë. D.m.th Vuçiq merr rrogë 4 fishin e pensionit më të ulët në Serbi.  Ndërsa Presidentja Osmani merr rrogë 40 fishin e pensionit të nanës sime”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci