Të fundit

Sot zgjidhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prishtinës

Sot në Komunën e Prishtinës do të mbahet seanca për kryesuesin e Kuvendit Komunal, raporton Express.

Asamblistët e zgjedhur të Komunës së Prishtinës, do të votojnë sot për kryesuesin e Kuvendit.

Mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit do të mbahet në orën 10:00.

Më 7 janar bëhet një muaj prej kur Përparim Rama është betuar si kryetar i Komunës së Prishtinës. Po ashtu, në të njëjtën ditë janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal.

Sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Nëse zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal dështon, atëherë në kryeqytet do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për Asamblenë Komunale.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci