Të fundit

Petkoviq bënë propagandë kundër Kosovës edhe para ambasadores suedeze në Beograd

Drejtori i zyrës për propagandë kundër Kosovës, e ashtuquajtur zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka biseduar sot me ambasadoren e Suedisë në Serbi, Charlotte Sammelin, për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, duke iu referuar posaçërisht, sipas portalit serb “kosovoonline”, “veprimeve të fundit të njëanshme dhe të dhunshme të Kosovës, ku janë mbyllur mbi 35 institucione serbe, autoritete “të përkohshme” ilegale, qendra për punë sociale dhe zyrat e postës së Serbisë në jug të Kosovës.

Sipas propagandës së radhës në këtë kumtesë, Petkoviq ka thënë se “ky është një terror dhe dhunë e paparë ndaj serbëve, të cilët dita-ditës konfirmojnë aspiratat e kryeministrit Albin Kurti për dëbimin e popullit serb dhe krijimin e një Kosove të pastër etnikisht”, transmeton Paparaci.

Ai ka pretenduar se nga fillimi i qershorit të vitit të kaluar e deri më sot, kur BE-ja kërkoi qartë deeskalimin e situatës dhe “tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu, Kosova tregon haptas se nuk është e interesuar për qetësimin e tensioneve”.

“Me mbylljen e institucioneve serbe, regjimi i Kosovës më drejtpërdrejt tregon se nuk ka ndërmend të formojë Asociacionin, sepse institucionet e zhdukura është dashur të jenë baza e Asociacionin të komunave me shumicë serbe”, ka pretenduar Petkoviq.

Ai njëkohësisht e ka shfrytëzuar rastin të bëjë fushatë për partinë e instaluar nga regjimi serb në Kosovë duke pretenduar se “presionet dhe pengesat e mëdha që regjimi të Kosovës po i bën Listës Serbe, me qëllim që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, i vetëdijshëm se vota nga Listës Serbe është votë për mbijetesën e popullit serb”.

Mirëpo Petkoviq nuk ka treguar se çfarë është përgjigjur ambasadorja suedeze në gjithë këtë propagandë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci