PDK dhe kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza kanë zhvilluar takime me qytetarë edhe në Përdrini të Prizrenit.
Fetah Paçarizi, kandidat i PDK-së për deputet ka thënë se banorët e Përdrinisë kanë shprehur mbështetje të fuqishme për Bedri Hamzën.
“Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, banorët e Përdrinisë shprehën mbështetje të fuqishme për Kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza, kandidatët për deputetë nga Prizreni dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Me vizionin e PDK-së, Kosova do të bëhet më mirë dhe do të përjetoj zhvillime të mëdha”, ka shkruar ai në Facebook.
