Të fundit

Behrami merr mbështetje nga ambasadori Walker: Kosovës i duhet një udhëheqje e re

Artan Behrami, kandidat për deputet nga PDK ka marrë mbështetje nga ambasadori William Walker.

Walker në një bashkëbisedim që pati me Behramin, i thotë se intervista me të sa ishte Behrami gazetar ishte larg më e mira që ka pasur ndonjëherë.

“Dua të flas për intervistën që kemi pasur. U kam thënë të tjerëve këtu se ishte larg intervista më e mirë që kam pasur ndonjëherë, e unë kam pasur shumë intervista. Por pyetjet e tua, njohuritë e tua për gjërat me të cilat jam marrë dhe ngjarjet botërore e bënë atë intervistën më të mirë që kam pasur”, thotë Walker.

Ai tutje vazhdon duke i thënë se është i lumtur që po kandidon, pasi Kosovës i duhet një udhëheqje e re.

“Jam shumë i lumtur që po kandidon. Sipas mendimit tim, ajo që i duhet Koosvës është një udhëheqje e re, njerëz të rinj që hyjnë në jetën politike. E kuptoj që është një lojë e vështirë për të depërtuar. Shpresoj që të zgjidhesh. Dua të të shoh qoftë nëse je ngritur në pozitën e deputetit ose nëse je ende gazetar që përballet me sfida”, i thotë Walker Behramit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci