Talenti nga Vushtrria, Art Shahini, ka marrë ftesë zyrtare nga njëra prej akademive më të mëdha të futbollit, FC Barcelona.
Shahini do të marrë pjesë në kampin e organizuar nga “gjigantët” e futbollit nga 23 deri më 29 janar.
Djaloshi vushtrrias ka shfaqur talentin e tij në Kosovë tash e disa vite, ndërsa tani është koha që talenti e tij ta tregoj edhe në arenën ndërkombëtare.
