Ylli i Manchester City, Benjamin Mendy i cili akuzohet për përdhunim është transferuar në një nga burgjet më të zymta të Britanisë për shkak të frikës për sigurinë e tij.
Burimet natën e kaluar thanë se ndryshimi, një ditë pasi u ngrit një akuzë e shtatë për përdhunim kundër Mendy, erdhi pasi frika u rrit për sigurinë e tij brenda burgut, raporton “The Sun”.
Poashtu burime nga burgu i ri i Mendyt thonë se ai do ta ketë të vështirë qëndrimin brenda.
“Tifozët do të bërtasin emrin e tij për javë të tëra, kështu që ai nuk do të flejë shumë, veçanërisht pasi ai akuzohet për ofendime seksuale.”
Mendy, nga Prestbury, akuzohet për shtatë akuza për përdhunim që përfshinin katër gra. Ai gjithashtu po përballet me një akuzë për prekje seksuale ndaj një të pesti.
