Të fundit

EULEX-i i jep dhuratë një veturë Prokurorisë Speciale, Isufaj falënderues

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur sot në takim pune Shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano si dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi, siç thuhet në komunikatën për media, Isufaj dhe shefi i EULEX-it kanë folir në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me  forcimin e sundimit të ligjit në Kosovës.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se në këtë takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe EULEX, si dhe për mbështetjen e këtij misioni në ruajtën e pavarësisë institucionale.

Ata gjithashtu kanë nënshkruar një marrëveshje për pranimin e një donacioni, konkretisht një veture dhuruar nga EULEX për Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Nga ana tjetër Shefi i EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano, duke e vlerësuar punën e Prokurorisë Speciale, theksoi se institucioni që ai drejton brenda mandatit të tij do të vazhdojë mbështetjen për Prokurorinë Speciale në promovimin dhe forcimin e sundimit të ligjit”.

“Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit nënshkruan edhe marrëveshje për pranimin e një donacioni, konkretisht një veture dhuruar nga Misioni EULEX, për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kryeprokurori Isufaj tutje e ka falënderuar ELUEX-in për dhurimin e kësaj veture, e cila do të përdoret për nevojat e Prokurorisë Speciale.

“Duke vlerësuar rolin, përkushtimin dhe mbështetjen e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhënë në vazhdimësi për institucionin e Prokurorisë Speciale, si dhe duke shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me qëllim të arritjes së sukseseve të përbashkëta”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci