Të fundit

Rrezarta Krasniqi: Mashtruesi ka emër dhe ai quhet Albin Kurti

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka cilësuar si mashtrues kryeministrin Albin Kurti.

Krejt këtë reagim, Krasniqi e ka bërë pasi që Kurti deklaroi se Marrëveshja e Washingtonit e arritur nga Avdullah Hoti ishte e duhur.

Sipas Krasniqit, Kurti ka mashtruar për 4 vite dhe se populli do ta kujtojë atë si një mashtrues

“Pas 4 viteve mashtrim Kryeministri Kurti e pranoi që Marrëveshja e Washingtonit ishte e duhur. Kauza politike e Kurtit ishte sulm brutal ndaj kësaj marrëveshje, madje duke e quajtur edhe tradhëti. Sot, në media ndërkombëtare deklaron se, marrëveshja e Washingtonit sjellë stabilitet. Mashtruesi ka emër dhe ai quhet Albin Kurti. Do të mbahesh mend si kryeministri më mashtrues në vend. LDK-ja është zgjidhja e vetme për stabilitet ndërkombëtar, politik dhe ekonomik. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin”, thuhet në postimin e Krasniqit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci