Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj, ka thënë se ka marrë një amanet të rëndësishëm nga banorët e Istogut.
Mulaj është takuar me banorët e Cërrcës dhe Lubozhdës, njëherësh edhe nëndega “Ibrahim Rugova” ku është pritur në mënyrë madhështore.
Nga aty, Mulaj ka thënë se ka marrë një amanet.
“Sot, Cerrca dhe Lubozhda nëndega ”Ibrahim Rugova” na nderoi me një pritje madhështore! Në trollin që na mësoi të flasim pak e të punojmë shumë për të ndryshuar shekujt! Ishte kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoj me qytetarët e kësaj zone me histori dhe vlera të mëdha, shumë prej të cilëve i njoh dhe i respektoj maksimalisht. Ndjeva përkushtimin e tyre të palëkundur për rrugën e drejtë dhe dëshirën për një ndryshim të domosdoshëm. Amaneti ishte i qartë: “Ta dërgoni në pension qeverinë e majtë dhe ta drejtojë LDK-ja qeverinë.” Ky nuk është vetëm një mesazh, por një përgjegjësi për të gjithë ne që besojmë në zhvillim dhe qeverisje me dinjitet. Mirënjohës gjithmonë banorëve të Cerrcës së Selmon Kadris, Kryetarit të parë Isa Rexhaj, Kryetarit legjendar të Istogut Haki Rugova dhe Presidentit të përjetshëm Ibrahim Rugova. 9 shkurti është dita e fitores! Bashkë e rikthejmë përgjegjësinë dhe zhvillimin. Pa besim s’ka ndryshim”, thuhet në postimin e tij.
