Ferat Shala, kandidat i PDK-së për deputet, ka dhënë disa premtime për sektorin energjetik dhe atë të mineraleve.
Shala ka premtuar rivitalizim të Trepçës drejt prodhimit final të metaleve dhe rigjenerim të kapaciteteve të KEK-ut.
“Me PDK-në dhe Bedri Hamzën kryeministër, do të rigjallërojmë sektorët minerarë dhe energjetikë përmes investimeve të huaja dhe partneriteteve publiko private. Trepça do të rivitalizohet drejt prodhimit final të metaleve. KEK-u do të rigjenerohet drejt kapaciteteve të mundshme për periudhën tranzitore derisa Kosova të kalojë në energji të pastër. Me programin tonë të qartë, Kosovës i kthehet energjia”, ka thënë Shala në një video-adresim.
