Të fundit

Gjykata vendos për Tomë Dodajn

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me pesë vite burgim dhe gjobë prej pesë mijë eurove, Tomë Dodajn, njërin nga të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Aktgjykimi ndaj Dodajt u shpall të premten nga gjykatësja Fatime Dermaku

Dodaj u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Gjykatësja Dërmaku tha se gjatë vuajtjes së dënimit Dodajt do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

“Gjykata, në bazë të dispozitave ligjore, të akuzuarit Tomë Dodaj i shqipton dënim me burgim për veprën penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse.. i shqipton dënim me gjobë prej 5 mijë euro dhe dënim me burgim prej 5 vitesh”, tha gjykatësja.

Tomë Dodaj ia kishte shitur Naim Murselit për 280 euro armën me të cilën Granit Plava dyshohet se e vrau ish bashkëshortën e Murselit, Liridona Ademajn.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci