Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha thotë se mbështetja masovike sot në Prizren për Kosovën Fituese 137, është dëshmia më e mirë se nga 9 shkurti Kosova do të ndryshojë për të mirë.
Ai nga tubimi në Prizren, thotë se “qyteti i krenarisë shqiptare sot vendosi të rreshtohet me njerzit e veprave të mëdha siç janë Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj”.
“Prizreni vërtet është qyteti i i kulturës, tolerancës dhe bashkëjetesës në mes nacionaliteteve, por ky qytet nuk duron ofendimet dhe talljet që i bëhet nga ai që jeton me qiraxha në vendin tonë, dhe për këtë ka vendosur me i dhën përgjigjen me 9 shkurt!”, shkruan ai.
