Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza u është adresuar qytetarëve përmes një video-mesazhi.
Ai thotë se më 9 shkurt, votoni për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e kanë ekipin dhe programin më të mirë.
“Pensionet bazike do të rriten për 70%, pagat për 50% dhe do të ofrojmë grante deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset.
Tatimet do t’i ulim dhe do të sigurojmë që bizneset të ofrojnë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët”, thotë Hamza.
