Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala ka komentuar tubimin e madh të partisë që e mbajti në Drenas.
Shala është shprehur se Drenasi, vendlindja e tij, është i fortë dhe i pathyeshëm në përkrahjen e PDK-së.
“Drenasi, vendlindja ime – i fortë dhe i pathyeshëm në përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza”, ka thënë Shala.
“Faleminderit për mbështetjen e palëkundur ndaj forcës politike që gjithmonë ka punuar për një Kosovë më të mirë”, ka thënë ai.
