Kandidati i LDK-së për deputet, Alban Zogaj, ka thënë se sonte në Gjilan, ka ndjerë energjinë dhe pasionin për ndryshim.
LDK-ja ka mbajtur tubimin e madh në Gjilan, teksa Zogaj ka falenderuar mbështetësit për pritjen e ngrohtë.
”Sonte në Gjilan, ndjeva energjinë dhe pasionin për ndryshim, të cilat më mbushën plot me frymëzim. Faleminderit Gjilan për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen tuaj. Së bashku, po shkruajmë një kapitull të ri për të ardhmen e Kosovës”, tha ai.
