Të fundit

Postimi i vëllait të Gani Gecit i kushton 15 mijë euro Vetëvendosjes

Tri veprime denigruese të mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përfshirë një publikim të Halil Gecit, i ka kushtuar me 15 mijë euro gjobë partisë së Albin Kurtit.

Halil Geci, vëllai i ish-deputetit Gani Geci, i ka quajtur tradhtarë rivalët e Kurtit.

Për këtë dhe dy postime të tjera në rrjetet sociale, Partia Demokratike e Kosovës është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Paneli i ka shpallur të bazuara ankesat dhe e ka gjobitur me 15 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas ankesës së PDK-së, Geci dhe dy mbështetës të tjerë të LVV-së kanë përdorur gjuhë fyese dhe denigruese ndaj PDK-së në tri veprime gjatë javës së fundit.

Në ankesën e PDK-së është përfshirë një postim i Halil Gecit, pjesëtarit të familjes Geci nga Llausha e Skenderajt, i cili po ashtu i ka quajtur tradhtarë rivalët e Kurtit dhe Vetëvendosjes.

“Vota juaj është mbrojtja e Kosovës! Më 9 shkurt është dita kur dot ti përmbyesmi tradhëtarët e brendshëm dhe të jashtëm dhe do të godasim ndërhyrjet e huaja”, thuhet në postimin e cituar të Gecit.

Ndërsa, një militant i Lëvizjes Vetëvendosje me emrin “Albin Forca” ka shpërndarë një video me tekst shoqërues në të cilin shkruan:

“PDK, mos bëni fushatë me familjen Jashari. Parti më të poshtër sesa PDK nuk dijë që ka në Kosovë. Po tentojnë të fitojnë vota me këngën e Adem Jasharin, ndërsa kreu i partisë, e shumë deputetë të saj nuk shkojnë në kullën e Adem Jasharit, bashkë me këngëtaren Shkurte Fejza e cila përfundoi familjarisht në grupin e gangsterëve, siç i quante ajo në vitin 2018 banditët që drejtonin shtetin. Turp PDK”.

Ky postim deri në momentin e parashtrimit të ankesës, sipas vendimit të PZAP-së, është shpërndarë plotë 50 herë nga profile në rrjetin social Facebook dhe i është nënshtruar një publiciteti të madh.

Në një tjetër video të publikuar, i njëjti mbështetës i LVV-së e ka quajtur tradhtare të kombit, Vlora Çitakun, sekretaren e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, mbështetësi i LVV-së, Reshat Krasniqi pretendohet se me 3 shkurt i ka dërguar mesazh sekretares së PDK-së, Vlora Çitaku, në të cilën shkruan: “Nanën Drenica ta q***. U plake tu marr me halle të Drenicës në vend se me gjet veten dikun ti mundohesh me jetu e mbijetu nga politika e nga Drenica”.

Paneli i ka vlerësuar ankesat si të bazuara dhe në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike.

PZAP-ja tha se veprimet e tilla mund të shihen si një mënyrë për të përdorur gjuhë fyese e degraduese për të stigmatizuar një subjekt politik. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci