Të fundit

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Tashmë ka filluar votimi për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Sipas KQZ-së deri më tani janë hapur të gjitha qëndrat e votimit në Kosovë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se përveç disa qëndrave ku votimi nuk ka filluar me kohë, të gjitha qendrat e tjera janë hapur më kohë.

“Në orët e hershme dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor. Duke u mbështetur në informacionet deri tash, në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka mbajtur një fjalim të shkurtër në një qendër të votimit në Pejë.

Radoniqi ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin të votojnë, duke bërë thirrje për një proces të qetë e demokratik.

“Sot votohet në Kosovë, ditë që KQZ është përgatitur që gjashtë muaj e fundit, duke kaluar shumë sfida. Tanimë gjithçka është gati, puna në këtë qendër të votimti ka filluar në ora 7 të mëngjesit…Sa i përket procesit, ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin sot të votojnë, për përfaqësuesit e tyre, për përzgjedhesin e tyre për katër vitet e ardhshme për qeveri, Kuvend. Po ashtu ftoj të gjithë qytetarët dhe aktorët tjerë që në këtë ditë zgjedhjesh të respektojnë të gjitha ligjet dhe rregullat zgjedhore, për një process të qetë, demokratik”, ka thënë ai.

Për të garuar në këto zgjedhje janë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor 28 subjekte politike me 1280 kandidatë për deputetë.

Po ashtu sipas KQZ-së në listën votuese janë 1 milionë e 970 mijë e 944 votues.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci