Të fundit

EXIT POLL-i në Klan Kosova: Vetëvendosje e para, PDK e dyta

Klan Kosova dhe organizata Pipos kanë publikuar rezultatet e EXIT POLL-it për zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas të cilave Vetëvendosje del të jetë subjekti i parë.

Sipas EXIT POLL-it, Vetëvendosje ka fituar 38.2 për qind të votave në zgjedhje.

Partia Demokratike e Kosovës është renditur subjekti i dytë më i votuar në zgjedhjet parlamentare, sipas EXIT POLL-it të Klan Kosova dhe Pipos. PDK-ja, do të marrë 22.4 për qind të votave, sipas sondazhit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, është renditur e treta me 20.1 për qind të votave.

AAK-ja do t’i fitoi 7.6 për qind të votave, sipas këtij projeksioni.

Votat e diasporës nuk janë të llogaritura në këtë EXIT POLL.

Marzha e gabimit të anketës është 3 për qind, ka thënë sot Fisnik Halimi, udhëheqës i organizatës Pipos.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci