Burim Ramadani, ish-kryeinspektor në AKI ka komentuar rezultatet e EXIT POLL-eve të publikuara pas përfundimit të procesit të votimit.
Sipas tij, cilido që merret në konsideratë, nënkupton që populli i Kosovës e ka ndërruar Qeverinë.
“Kështu, unë besoj se nga nesër qartësohet se:
- Nuk ka Qeveri një-partiake, sepse populli nuk i besoi vetëm një partie.
- Koalicioni midis opozitës është i domosdoshëm si kërkesë e popullit përmes votës për opozitën e deritashme.
- Pushteti i derisotshëm shkon në opozitë”, ka shkruar Ramadani.
Sipas tij, qytetarët dëshmuan edhe sot pjekuri të konsoliduar politike.
“Procesi zgjedhor për lakmi, siguria në nivel të lartë, mesazhi politik shumë i fuqishëm!”, ka shkruar Ramadani.
