Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se opozita i ka fituar zgjedhjet nacionale në Kosovë.
Ai ka thënë se mezi pret që të krijohet qeveria e opozitës.
“Falënderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e treguar. I falënderoj strukturat, aktivistët dhe të gjithë ata që votuan për koalicionin 137. Tanimë kemi rezultatet e para, exit-pollet. Ne jemi të sigurt se do të kemi rezultat dyshifror”, u shpreh Haradinaj.
“Opozita i ka fituar këto zgjedhje dhe i uroi opozitës fitore dhe pres me padurim për krijimin e qeverisë së opozitës në Kosovë”, tha ai.
Haradinaj e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve.
“Jemi gëzue që është krijuar mundësia për të formuar qeverinë me opozitën në këto zgjedhje”, tha ai.
