KQZ ka bërë të ditur se procesi i votimit është mbyllur me kohë dhe është zhvilluar pa probleme që do ta cenonin integritetin e tij.
“Procesi i votimit në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës është përmbyllur në kohën dhe sipas parashikimeve të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Në përgjithësi sipas raportimeve dhe informacioneve që kemi pranuar gjatë gjithë ditës së sotme, procesi zgjedhor është zhvilluar në rregull dhe pa probleme që do ta cenonin integritetin e tij”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Sipas tij, nga të dhënat e 90.68 % të vendvotimeve del se në zgjedhje kanë dalë 40.04 % e qytetarëve.
“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare nga 2297 vendvotime apo nga 90.68 % e tyre nga 2533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kanë votuar 40.04 % apo 789 mijë e 172 votues nga 1 miljon e 970 mijë e 944 sa ishin me të drejtë vota”, ka deklaruar ai.
