Të fundit

Asllani i pandalshëm në Bundesliga 2, tjetër gol nga ai

Aktualisht është sulmuesi më në formë i kombëtares së Kosovës.

Bëhet fjalë për Fisnik Asllanin, i cili është pjesë e futbollit gjerman, më saktësisht në Bundesliga, derisa djersitë fanellën e Elversbergut.

Sulmuesi kosovar gjatë ditës së sotme është paraqitur në krye të detyrës, duke bërë atë që di më së miri, të shënojë gol.

Fisnik Asllani ka shënuar gol për ndeshjen e dytë rresht në Bundesliga 2, me skuadrën e Elversbergut.

Elversbergu falë kontributit të Asllanit dhe golit tjetër të realizuar nga Carlo Sickinger, fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Greuther Furthit.

Ndeshja ishte luajtur në kuadër të xhiros së 22-të në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Asllani, që në xhiron e kaluar shënoi në fitoren ndaj Darmstadtit në udhëtim, realizoi në minutën e gjashtë për 1:0.

Ai tani ka 12 gola e pesë asistime.

Elversbergu i Asllanit tashmë ka 35 pikë dhe është në kërkim të inkuadrimit në Bundesligë.

Kartoni i Asllanit është nën pronësi të Hoffenheimi, i cili e ka huazuar tek Elversbergu deri në fund të këtij sezoni.

Sezonin e kaluar, Asllani kishte luajtur për Austria Vienën në Bundesligën austriake, duke shkëlqyer në pjesën më të madhe të sezonit.

22-vjeçari është pjesë edhe e kombëtares së Kosovës, për të cilën është paraqitur në pesë ndeshje, por ende nuk ka arritur ta gjejë rrjetën e golit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci