Të fundit

Pas 7-muajsh ndarje, Britney Spears rikthehet në krahët e ish-partnerit!

Britney Spears dhe ish i dashuri i saj Paul Soliz, kanë konfirmuar se janë sërish bashkë, pasi u shfaqën së bashku në ditën e Shën Valentinit. Ylli i popit u pa e ulur në sediljen e pasagjerit në makinën e 37-vjeçarit teksa ata po vizitonin një restorant në Kaliforni.

Soliz ka punuar si kujdestar në shtëpinë e këngëtares në vitin 2022 dhe ka një precedent të rëndë penal që përfshin vepra të ndryshme, si prishja e qetësisë, ekspozimi i një të mituri në rrezik dhe drejtimi i automjetit pa patentë.

Përveç kësaj, ai është akuzuar edhe për vepra penale, si mbajtje e lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre, dhe armëmbajtje. Në vitin 2020, ai u arrestua dhe u dënua me dy vjet provë dhe 90 ditë burg: “Unë nuk jam njeri i keq”, tha ai në atë kohë.

Në fotot e publikuara, Spears kishte veshur një bluzë të bardhë, një choker të zi dhe kishte grim të rëndë. Në sediljen e pasme të mjetit ishte një nga djemtë e Solizit. Sipas Page Six, Soliz ka kujdestarinë e tre nga nëntë fëmijët e tij: Tristan 10-vjeçar, Dylan 8-vjeçar dhe Nicholas 6-vjeçar, i njohur gjithashtu si “Sonny”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci