Të fundit

Numërimi po vazhdon: Kjo është top 15-shja e më të votuarve të Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kjo parti do të ketë edhe përfaqësimin më të madh në Kuvendin e Kosovës.

Kandidati më i votuar nga kjo parti sipas Indeksonline është edhe siç pritej, Albin Kurti. Ai raportohet se me numërimin që po vazhdon, deri tani i ka marrë 220 mijë vota.

Pas tij është kryeparlamentari Glauk Konjufca me 170 mijë vota.

Në vendin e tretë raportohet të jetë Faton Peci me 84 mijë vota.

Pas tij është Hekuran Murati me 80 mijë sosh të grumbulluara, deri më tani.

Në vendin e pestë është Albulena Haxhiu me 76 mijë vota.

Pas saj vjen Xhelal Sveçla me 72 mijë vota.

Donika Gërvalla-Schëarz ka marrë 68 mijë vota kurse Avni Dehari ka marrë deri më tani 58 mijë.

Pas Deharit është Mimoza Kusari-Lila me 50 mijë vota.

Pas Kusari-Lilës renditen: Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi dhe i 15 është Mefail Bajqinovci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci