Të fundit

Hidhet poshtë kallëzimi penal ndaj Fadil Nurës

Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë një kallëzim penal të ushtruar ndaj kryetarit të komunës së Skenderajt, Fadil Nurës.

Kështu ka bërë të ditur vet Nura në Facebook.

“Përgjegjësia, ndërgjegjja dhe profesionalizmi, më kanë udhëhequr dhe do të më udhëheqin gjithmonë në shërbim të interesit të qytetarëve dhe në zbatim të ligjit!”, ka shkruar ai.

Florentina Shala-Gashi përmes këtij kallëzimi penal të ushtruar ndaj Nurës pretendonte se kryetari i komunës kishte kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, pasi ia kishte ndërruar vendin e punës parashtrueses së kallëzimit penal nga pozita e zv/drejtoreshës në QKMF-në e Skenderajt në pozitën e zyrtares për personel dhe administratë, ndërsa kishte caktuar pa konkurs Ferat Kabashin në pozitën e zv/drejtorit

Sipas saj, për një vit të dy kanë mbajtur koeficientin e njëjtë dhe pretendon se kryetari ka dëmtuar buxhetin e Komunës për 17 mijë e 418 euro e 50 centë nga data e emërimit e dëri më tani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci