Të fundit

Netanyahu: Hamasi do të paguajë çmimin e plotë që s’e ktheu trupin e penges

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të premten se vendi i tij do të bëjë që Hamasi ta paguajë “çmimin e plotë” pas dështimit që ta lirojë trupin e penges Shiri Bibas sipas marrëveshjes së armëpushimit.

“Ne do të veprojmë me vendosmëri për ta kthyer në shtëpi Shiri-n bashkë me të gjitha pengjet tona – të gjallat dhe të vdekurat – dhe do të sigurohemi që Hamasi ta paguajë çmimin e plotë për këtë shkelje mizore e të ligë të marrëveshjes” – tha Netanyahu në një video-deklaratë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Deklarata erdhi pak pasi specialistët izraelitë thanë se njëri nga katër trupat e dorëzuar nga Hamasi të enjten ishte një grua e paidentifikuar e jo Shiri Bibas, dy djemtë e së cilës, Kfir dhe Ariel, u dorëzuan dhe u identifikuan.

Netanyahu e akuzoi Hamasin se veproi “në një mënyrë cinike të papërshkrueshme” duke e vendosur trupin e një gruaje të Gazës në arkivolin e Shiri Bibas-it, e cila ishte rrëmbyer bashkë me dy djemtë dhe bashkëshortin gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Hamasi ende nuk ka lëshuar ndonjë koment publik rreth akuzës së Izraelit, e cila rrezikon që ta nxjerrë nga binarët marrëveshjen e brishtë të armëpushimit, të arritur me përkrahjen e ShBA-së dhe me ndihmën e ndërmjetësve nga Katari e Egjipti muajin e kaluar.

Megjithatë, nuk ishte menjëherë e qartë nëse ky zhvillim do ta shtyjë ose do ta parandalojë dorëzimin e gjashtë pengjeve të gjalla, që pritet të lirohen të shtunën, ose nëse do ta pengojë fillimin e bisedimeve për fazën e dytë të armëpushimit, që priten ditëve të ardhshme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci