Të fundit

Një dekadë kushtuar cilësisë e qëndrueshmërisë me energji elektrike

KESCO sivjet po shënon 10 vjetorin e themelimit, një dekadë angazhimi dhe shërbimi të pandërprerë ndaj mbi 700 mijë konsumatorëve në gjithë Kosovën. Ata u rritën, bashkë me rritjen e kompanisë, e cila në fillet e saj kishte 450 mijë konsumatorë.

Gjatë këtyre 10 viteve, KESCO ka arritur të rrisë ndjeshëm shërbimin dhe kapacitetin e saj, duke siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike për çdo familje dhe biznes në vend.

Me 26 Qendra të Kujdesit për Konsumatorë dhe 28 arka të shpërndara në të gjithë territorin e Kosovës, KESCO ka siguruar qasje të lehtë dhe shërbime afër konsumatorëve, duke e bërë këtë proces më efikas dhe më të përshtatshëm për të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime. KESCO ka investuar vazhdimisht në rritjen e kapaciteteve për shërbimin e konsumatorëve, dhe një nga prioritetet tona kryesore është kënaqësia e konsumatorit, pasi ne besojmë se konsumatori është gjithmonë prioriteti ynë.

Në 10 vitet e fundit, KESCO ka realizuar një numër përpjekjesh dhe arritjesh të mëdha, veçanërisht në fushën e digjitalizimit. Përmes aplikacionit eKESCO, të cilin e kanë mbi gjysma e konsumatorëve, KESCO ka ofruar mundësi të shpejta dhe të lehta për pagesa, kërkesa dhe shërbime të tjera, duke e modernizuar dhe thjeshtuar përvojën e konsumatorëve. Ky aplikacion është dëshmi e angazhimit tonë për t’u përshtatur me nevojat dhe teknologjitë e reja, duke ofruar shërbime më të avancuara dhe më të sigurta.

Në përpjekje për një të ardhme më të gjelbër, KESCO gjithashtu ka angazhuar veten për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit. Sot KESCO ka 36 vetura elektrike të cilat shërbejnë për të operuar për kryerjen e shërbimeve, duke kontribuar në uljen e ndotjes dhe emetimit të CO2. Ky angazhim për mjedisin është pjesë e strategjisë sonë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe një Kosovë të pastër dhe të gjelbër për brezat që do të vijnë.

Kjo dekadë e suksesshme nuk do të kishte mundur të arrihej pa përkushtimin e jashtëzakonshëm të stafit tonë dhe besimin që na kanë dhënë konsumatorët tanë. Kjo është vetëm fillimi, dhe ne angazhohemi të vazhdojmë të zhvillojmë shërbimet tona, duke siguruar furnizim stabil dhe të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe për t’u siguruar që të gjithë konsumatorët tanë janë të kënaqur.

KESCO mbetet një lider i pandalshëm në sektorin e furnizimit me energji elektrike, me angazhimin e saj për përmirësim të vazhdueshëm, teknologji inovative dhe ruajtjen e mjedisit. Ne do të vazhdojmë të jemi gjithmonë në shërbim të konsumatorëve tanë dhe të kontribuojmë në zhvillimin e një Kosove të fuqishme dhe të qëndrueshme.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci