Të fundit

Vendos Gjykata, Salih Mustafa përfundimisht dënohet me 15 vjet burgim

Gjykata Supreme ia ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ish-komandantit të njësitit BIA, Salih Mustafës.

“Calit” i mbetet në fuqi dënimi me burgim prej 15 vjetësh, i dhënë nga Apeli, në shtator të vitit 2024.

“Ndër pika të tjera, Paneli konstatoi se Mustafa nuk identifikoi pse dënimi me 15 vjet burgim përbën shkelje të së drejtës penale. Në lidhje me kërkesën e ZPS-së, Paneli konstatoi se thjesht mospajtimet me vendime të caktuara nuk përmbushin standardin rigoroz i cili kërkohet që një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë të ketë sukses”, thuhet në arsyetim.

Mustafa u shpall fajtor më 16 dhjetor të vitit 2022 dhe iu shqiptua dënim prej 26 vjetëve burgim.

Më 6 prill të vitit 2023, Trupi Gjykues urdhëroi Mustafën të paguajë një shumë gjithsej prej 207 mijë euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj tetë viktimave në këtë çështje.

Mustafa e apeloi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin e dhënë nga Trupi Gjykues. Apeli ia kishte ulur dënimin Mustafës nga 26 vjet në 22 vjet burgim.

Ndërkohë Mustafa apeloi edhe në Gjykatën Supreme të Dhomave të Specializuara. Supremja e pati anuluar vendimin prej 22 vjetëve burgim dhe e ktheu rastin në rivendosje.

E më 10 shtator të vitit të kaluar, Apeli në rivendosje e caktoi dënimin prej 15 vjetëve burgim. Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator të vitit 2020, nën akuza për krime të luftës.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci